Jessie J ka bërë të ditur se ajo ka pësuar abort spontan, një ditë para koncertit të saj të planifikuar në Los Anxhelos.
Këngëtarja 33-vjeçare e hitit “Domino” kishte bërë të ditur se kishte vendosur të kishte një fëmijë e vetme, dhe po ashtu kishte postuar një fotografi duke mbajtur një test shtatzënie. Mirëpo të martën, nga një vizitë mjekësore e ka kuptuar se foshnjës së saj nuk po i rrihte më zemra.
“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘seriozisht por si do ta kaloj koncertin tim në Los Anxhelos nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë’”, ka shkruar ajo.
"Pasi shkova për skanimin tim të tretë më thanë se nuk kishte më rrahje zemre”, ka vazhduar ajo.
Artistja britanike ka deklaruar se do ta mbajë koncertin e saj në Los Anxhelos pavarësisht lajmit shkatërrues që ka marrë.
“Ajo që e di është se dua të këndojë sonte, sepse e di që këndimi do të më ndihmojë shumë. Kam mbajtur dy koncerte në dy vitet e fundit dhe shpirti im ka shumë nevojë për këtë. Aq më shumë sot”, ka shkruar Jessie J.