Showbiz

Kevin Spacey duhet t’ia paguajë 31 milionë dollarë studios prapa serialit “House of Cards”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori Kevin Spacey dhe kompania e tij filmike duhet t’ia paguajnë më shumë se 30 milionë dollarë studios prapa serialit “House of Cards”, për shkak të humbjeve financiare që i ka shkaktuar shkarkimi i tij nga puna, si pasojë e akuzave për ngacmim seksual.

Në një dokument të dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, thuhet se Spacey i shkeli kushtet e kontratës së tij për sjellje profesionale, duke bërë sjellje të gabuara ndaj disa anëtarëve të ekuipazhit përgjatë pesë sezoneve të serialit, “House of Cards”, ku ai përveç si aktor e kishte edhe rolin e producentit.