Kim Kardashian dhe Pete Davidson e kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata janë kapur duke ecur dorë për dore të mërkurën, në ditën kur Pete po festonte ditëlindjen e tj, në Palm Springs të Kalifornisë.
Paparacët kanë kapur momentin kur Kim 41 vjeç dhe Pete 28 vjeç nuk mund ta fshihnin buzëqeshjen në praninë e njëri-tjetrit pasi dalin nga një veturë, teska bashkojnë duart për të vazhduar ecjen.
Kjo është lidhja e parë e Kim Kardashianit që kur ka kërkuar divorcin nga ish-bashkëshorti, Kanye West, në shkurt të këtij viti.
Ndonëse ka javë që po qarkullojnë foto të shumta të përbashkëta të Kimit me Peten, spekulohej se ata ishin vetëm miq të mirë dhe se Kim kalonte kohë me të për shkak të sensit të tij të humorit.
Kim është nënë e katër fëmijëve, të cilët i ka me bashkëshortin Kanye West, derisa Pete më parë ka qenë në lidhje me këngëtaren, Ariana Grande.