Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vrasja në filmin “Rust”, skenari nuk parashikonte të shtëna

Një padi tjetër është ngritur kundër aktorit Alec Baldwin dhe producentëve të filmit “Rust” nga një anëtar i grupit të xhirimit me pretendimin se në skenar nuk përmendej se do të kishte të shtëna. Sipas Hollywood Reporter, padia u ngrit të mërkurën në një gjykatë në Los Angeles nga Mamie Mitchell, e cila ishte përgjegjëse për skenarin e filmit.

Në padi përmenden Baldwini dhe producentët e filmit. Ngjarja e rëndë ndodhi me 21 tetor, ku kineastja Halina Hutchins vdiq pasi Baldwini qëlloi një armë, për të cilën besonte se ishte e sigurt. Megjithatë, arma kishte një plumb të vërtetë për arsye që mbeten të panjohura edhe sot e kësaj dite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në padi theksohet se në skenar nuk thuhej se do të kishte të shtëna. Mitchell dhe avokatja e saj, Gloria Allred, pritet të mbajnë një konferencë shtypi në Los Angeles. Padia është e dyta që ngrihet për vrasjen. Autoritetet e Santa Fe janë ende duke hetuar rastin dhe nuk është ngritur asnjë kallëzim penal.

“Një kamera do të fokusohej në sytë e Baldwinit, njëra do të fokusohej në një njollë gjaku në shpatullën e Baldwinit dhe e treta do të përqendrohej në bustin e tij, ndërsa zbriste dorën deri te këllëfi dhe heq armën. Nuk përmendeshin në skenar të shtëna nga i pandehuri Baldwin apo ndonjë person tjetër”, thuhet në padi. /abcnews