Showbiz

Muzikanti sirian arrestohet për terrorizëm në Turqi

 

Muzikanti sirian Omar Souleyman, performues i festivaleve botërore, u arrestua në Turqi mbi akuza për terrorizëm, pasi dyshohet se ka qenë i anëtarësuar në partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Këngëtar dhe DJ, Souleyman u mor në mbajtje nga policia e cila ia kontrolli shtëpinë. Ai u bë i famshëm si muzikant në vendin e tij si performues dasmash dhe ka regjistruar mbi 500 albume të muzikës arabe dhe kurdë.