Showbiz

Ridley Scott thotë se filmat me superheronj janë të mërzitshëm

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Regjisori i njohur hollywoodian, Ridley Scott, e ka treguar mendimin e tij për filmat me superheronj të cilët i quajti “shumë të mërzitshëm”, duke sugjeruar se disa nga filmat e tij ishin shembuj të shkëlqyer të këtij zhanri.

Vjetëve të fundit është diskutuar shpesh rreth këtij zhanri në mesin e filmbërësve hollywoodian, kjo pas sukseseve të jashtëzakonshme që projektet e bazuara në Universin Kinematik Marvel e kanë shënuar anembanë botës. Kjo ka bërë që shumë regjisor me bagazh të madh artistik të shprehen skeptik rreth vlerave të këtyre filmave, përfshirë këtu veteranët e hollywoodit, Martin Scorsese dhe Denis Villeneuve.