Showbiz

Baldwini dhe dhjetëra të tjerë paditen për vrasjen e Halyna Hutchinsit

 

Kreu i elektricistëve në setin e xhirimeve ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins muajin e kaluar, ka ngritur padi ndaj aktorit dhe pjesëtarëve të tjerë të setit lidhur me aksidentin.

Elektricisti Serge Svetnoy, një mik i Hutchinsit, ia ka lënë fajin neglizhencës e cila sipas tij, rezultoi me "shqetësim të rëndë emocional", derisa autoritetet janë ende duke e hetuar rastin tragjik të 21 tetorit që ndodhi në New Mexico.