Rep artisti i njohur kosovar, Bardhi, i ka entuziazmuar fansat e tij të shumtë me lansimin e albumit të ri muzikor të titulluar “Trëndafil”.
Ky projekt i përfshinë gjithsej 20 këngë, shumica prej së cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të estradës, si Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Azet, DJ PM dhe DJ Dagz dhe të tjerë.
Albumi “Trëndafil” është në dispozicionin e publikut përmes platformës YouTube, ku këngët janë publikuar në versionin audio, me përjashtim të 3 prej tyre të cilat Bardhi ka vendosur t’i shoqërojë edhe me videoklip.
Disa prej këngëve të këtij incizimi janë: “Eyes Chico”, “Jeta jem”, “Copë Copë”, “Nafaka”, “Kadale”, “Ruf Mich An”, “A je”, “M’fal”, “Deri dje”, “Zemrën”, “Nona”, “Filma” dhe të tjerë.