Këngëtarja e njohur e estradës, Rida Balaj, e ka publikuar këngën e saj të re me titull “Mia”.
E shoqëruar me videoklip mjaft të bukur dhe artistik, “Mia” vjen me melodi dhe tekst të krijuar nga Rina, kurse për producent e ka bashkëpunëtorin e këngëtares, Jeamally.
Ky videoprojekt i ri është pjesë e albumit të parë të Rinës me titull, “Balerina”, i cili i përfshin gjithsej 10 këngë. Pesë prej tyre, këngëtarja nga Istogu tashmë i ka lansuar për publikun e gjerë me videoklipe, si “Addiction”, “Cali”, “Aver”, “Bad Rosita” dhe “Mia”.