Showbiz

Lady Gaga kishte veshur fustan antiplumb në inaugurimin e Bidenit

Lady Gaga ka deklaruar se kishte veshur fustan antiplumb për të kënduar në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden për president të SHBA-së, më 20 janar të këtij viti.

Në një intervistë për “British Vogue”, Gaga, e cila luan rolin e Patrizia Guccit, bashkëshortes së Maurizio Guccit, në filmin “House of Gucci”, ka folur rreth performancës së saj në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.

Këtë ngjarje Gaga e ka quajtur si një prej “ditëve të saj më krenuese”, në jetën e saj.

“Ashtu si shumë njerëz në Amerikë, unë ndjeva një frikë të thellë kur Trump ishte president”, ka thënë Gaga.

Gaga tha më tej se ajo po "këndonte me një fustan antiplumb Schiaparelli" në ceremoni, duke theksuar se nëse nuk do të ishte artistja që është sot, do të kishte qenë "një gazetare luftarake".

“Kjo ishte një nga ëndrrat e mia. Kur isha në Kapitol, një ditë para inaugurimit, mbaj mend që ecja përreth dhe kërkoja prova të kryengritjes.”

Në muajt para zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2020, këngëtarja loboi për Bidenin dhe ai e prezantoi atë në Academy Awards në 2016.

Para performancës së saj, Gaga ka thënë se këndimi i himnit kombëtar në inaugurim ishte një "nder" dhe kishte "domethënie të madhe".

Ndërkohë, filmi në të cilin Gaga luan rolin kryesor “House of Gucci” pritet të lansohet më 24 nëntor.

Image
Foto: AP