Showbiz

Alec Baldwini shpërndan një postim ku mbrohej siguria e setit të filmit “Rust”

Alec Baldwini ka shpërndarë komentet e një pjesëtareje të setit të xhirimeve, e cila kishte kundërshtuar sugjerimet se pjesëtarët e setit të filmi “Rust” ishin të pasigurtë.

Kinematografja Halyna Hutchins ka vdekur muajin e kaluar, pasi aktori Baldwin kishte gjuajtur me armë zjarri, duke e vrarë atë aksidentalisht.

Dizajnerja e kostumeve Terese Magpale Davis kishte shkruar se "historia që po qarkullonte se ne jemi të mbingarkuar dhe të rrethuar nga kushte të pasigurta dhe kaotike" ishte e pavërtetë.

Baldëini i cili është po ashtu producent në këtë film, ka shpërndarë komentet e saj në Instagram duke shkruar “Lexoni këtë”.

Ylli 63-vjeçar i Hollywoodit aksidentalisht ka vrarë Hutchinsin gjatë xhirimeve të filmit western në Neë Mexico, dy javë më parë. Ndërkohë, regjisori Joel Souza i cili ndodhej afër Hutchinsit në ato momente, është plagosur.

Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen tragjike, ndërkohë që shefi i Policisë në Santa Fe ku edhe ka ndodhur rasti, ka kritikuar mënyrën se si janë mbajtur armët gjatë xhirimeve të filmit.

Pjesëtarë të tjerë të setit kanë kritikuar masat e sigurisë, me kryeelektricistin Serge Svetnoy që kishte shkruar në Facebook duke kritikuar “neglizhencën dhe joprofesionalizmin” për këtë tragjedi.