Ndeshja e mbrëmshme mes Stuttgartit dhe Kolnit në DFB Pokal përfundoi 2:0 në të mirë të mysafirëve.
Përveç se nuk shkoi asgjë mirë në fushë, për Stuttgartin pati probleme edhe në sektorin e tifozëve.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, një rrahje brutale ndodhi në sektorin e tifozëve të Stuttgartit, ku si shkak ishte reperi shqiptar Dardan, i cili zhvillon karrierën e tij pikërisht në këtë qytet gjerman.
Sipas informacioneve, reperi ishte bashkë me disa miq të tij, një grup prej 10 deri 20 personash, dhe po filmonin tifozët ultras të Stuttgartit, teksa këta të fundit kërkuan të ndalej filmimi. Duket se Dardani dhe miqtë e tij nuk e dëgjuan paralajmërimin e tifozëve vendas dhe kësisoj erdhi deri te rrahja, video e së cilës po qarkullon në rrjetet sociale.
Policia e ka konfirmuar incidentin, por jo edhe emrat e të dyshuarve. Vetë reperi ka qenë i padisponueshëm për koment.