Showbiz

Anya Taylor-Joy e entuziazmuar për filmin e ardhshëm “Furiosa”

Foto: AP/Associated Press

Filmi i ardhshëm “Furiosa”, i cili kthehet prapa në historinë e filmave të njohur hollywoodian, “Mad Max” , nuk i fillon xhirimet deri në vitin e ardhshëm por ylli i serialit, “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy, tashmë është e emocionuar rreth këtij projekti dhe ka filluar të përgatitet mendërisht për xhirimet e skenave aksion.

Aktorja e luan rolin protagonist të cilin në filmin e vitit 2015, “Mad Max: Fury Road”, e kishte luajtur ylli i kinematografisë, Charlize Theron.

“Jam shumë e emocionuar. Nuk e di çfarë personi do të jem në këtë film, por përfundimisht do të jem diçka ndryshe dhe mezi pres ta përjetojë këtë lloj avancimi si aktore. Mendoj se t’i rritesh si artist por edhe njeri, vetëm atëherë kur e sfidon veten në maksimum dhe unë nuk mund ta imagjinojë një rol më të mirë, një regjisor më të mirë se George Miller dhe një storje më të mirë se ajo e këtij filmi, për ta arritur qëllimin tim. Mezi po e pres këtë projekt”, ka thënë e entuziazmuar Taylor-Joy para gazetarëve të pranishëm në premierën hollywoodiane të filmit “Last Night in Soho”.

Kohë më parë, regjisori i filmave “Mad Max”, George Miller, bëri të ditur se vazhdim i ri i këtij projekti i cili kthehet prapa në histori, do të fokusohet në personazhin e aktores Charlize Theron, Furiosa, e cila tani vjen e portretizuar nga Taylor-Joy. Theron për herë të parë e portretizoi Furiosan në filmin e vitit 2015, “Mad Max: Fury Road”, që u mirëprit nga publiku mbarëbotëror, si dhe konsiderohet një prej filmave më të mirë aksion të të gjitha kohërave.

Krahas yllit 24-vjeçar, Anya Taylor-Joy, ekipit të filmit i janë bashkuar edhe aktorët, Chris Hemsworth dhe Yahya Abdul-Mateen. Kurse, filmi pritet të lansohet më 24 maj të vitit 2024.

Projekti i radhës në të cilin luan aktorja është trileri, “Last Night In Soho”.

Edgar Wright e ka bërë regjinë e filmit të zhanrit horror dhe triler, i cili e rrëfen historinë e një vajze të re, Eloise, që është e pasionuar pas modës dhe e cila në mënyrë misterioze e ka aftësinë për të udhëtuar në kohë në vitet ’60, ku edhe e takon idhullin e saj, një këngëtare mahnitëse të njohur me emrin Sandy. Por, Londra në këtë periudhë kohore nuk është siç Eloise e kishte imagjinuar.

“Last Night in Soho” do të lansohet nëpër kinema nga 29 tetori, dhe në rolet protagoniste i sjell aktorët, Thomasin McKenzie, Anya Taylor-Joy, Matt Smith, Terence Stamp, Diana Rigg, Rita Tushingham, Michael Ajao dhe Synnøve Karlsen.