Showbiz

Cardi B nuk impresionohet nga asgjë, pasi tashmë i ka bërë të gjitha

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i njohur amerikan, Cardi B, thotë se asaj nuk i bënë më përshtypje asgjë, pasi sipas reperes, tashmë i ka provuar të gjitha.

29-vjeçarja e famshme e cila para se të bëhej një prej muzikanteve më fitimprurëse në botë, kishte punuar si valltare ekzotike, e ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të treguar se në këtë pikë të jetës, është vështirë të impresionohet nga diçka, marrë parasysh gjërat që tashmë i ka arritur në jetën dhe në karrierën e saj.