Showbiz

Michael J. Fox i bashkohet Stingut në skenë në gala mbrëmjen e tij bamirëse

Descriptive Text

Të shtunën, aktori i njohur amerikan Michael J. Fox doli në skenë për të performuar krahas legjendës së muzikës rok, Sting, në gala mbrëmjen e organizuar nga vet ai, “A Funny Thing Happened on the Way to Cure Parkinson’s”.

Ylli 60-vjeçar i kinematografisë e shoqëroi në skenë ikonën e muzikës, Sting, në ngjarjen bamirëse e cila zuri vend në New York dhe u prezantua nga Dennis Leary.

Brad Paisley po ashtu ishte në mesin e performuesve të mbrëmjes e cila u përcoll nga të famshëm të shumtë, si regjisori Spike Lee, aktoret Julianne Moore dhe Julianna Margulies, ylli i basketbollit Blake Griffin dhe të tjerë.

Aktori i filmave të famshëm “Back to the Future”, Michael J. Fox, i cili ishte diagnostikuar me sëmundjen Parkinson në vitin 1991, përmes organizatës së tij i ka mbledhur më shumë se 1 miliard dollarë të cilat shkojnë për hulumtimet rreth gjetjes së kurës së kësaj sëmundjeje.

Për revistën “People”, Fox ka deklaruar: “Ne po i shfrytëzojmë të gjitha njohuritë tona mbi këtë sëmundje dhe po i drejtojmë në objektivin tonë kryesorë. Dikur do të ndodhë mrekullia që po e presim qe sa kohë. Sëmundja e Parkinsonit është një problem që do të jetë aty deri sa ta zgjidhni. Por ne kemi shpresë që një gjë e tillë të ndodhë së shpejti”.

Tutje, Fox tregoi se aktualisht është në gjendje të mirë fizike, ani pse çdo ditë është ndryshe nga tjetra. Aktori thotë se derisa numri i gjërave që ai është në gjendje t’i bëjë, zvogëlohet çdo ditë e më shumë, ai është i lumtur që vazhdon të kalojë kohë me familjen e tij për aq kohë sa do të jetë e mundur.

Organizata bamirëse e aktorit fokusohet në gjetjen e kurës për sëmundjen Parkinson përmes axhendës kërkimore të financuar në mënyrë agresive, dhe për të siguruar zhvillimin e terapive të përmirësuara për ata që sot jetojnë me këtë sëmundje.

{gallery}