Showbiz

Tom Holland pjesë e filmit të shumëpritur nga publiku, “Uncharted”

Descriptive Text

“Uncharted” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit aksion, i cili vjen me regji të Ruben Fleischerit, dhe në rolin protagonist e sjell aktorin shumët të dashur nga publiku, Tom Holland.

I bazuar në videolojën e famshme me të njëjtin titull, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët, Tom Holland që e personifikon kryepersonazhin Nathan Drake, Mark Wahlberg i cili vjen në rolin e mentorit të tij Victor Sullivan, Sophia Ali, Tati Gabrielle dhe Antonio Banderas.

Puna rreth skenarit dhe përgatitjeve tjera rreth realizimit të këtij projekti kishte filluar në vitin 2008, por përgjatë vjetëve filmi u përball me shumë ngatërresa dhe probleme, duke i ndërruar disa herë skenaristët, aktorët dhe regjisorët e tij, ndër të cilët kishte edhe emra të njohur të kinematografisë, si David O. Russell, Neil Burger, Seth Gordon, Shawn Levy, Dan Trachtenberg dhe Travis Knight.

Sa i takon kastës së aktorëve të angazhuar për ta portretizuar protagonistin e filmit, Nathan Drake, në të kaluarën ishin caktuar yjet Nathan Fillion, Chris Pratt dhe Mark Wahlberg, por përfundimisht Tom Holland e fitoi këtë rol të njohur nga publiku mbarë botëror.

Filmi “Uncharted” do të lansohet nëpër kinema më 18 shkurt 2022.