Showbiz

Zendaya nuk ndihet mirë në rrjetet sociale

 

Aktorja e njohur Zendaya ka thënë se rrjetet sociale nuk e bëjnë që të ndihet mirë.

Ylli i filmit “Euphoria” ka ndalur postimet në rrjetet sociale, si Twitter dhe Instagram. Kjo, sipas saj, i ka ndihmuar shëndetit të saj mendor sepse lehtësisht binte pre e mendimeve të tepërta kur ajo kalonte shumë kohë në rrjetet sociale.