Nicole Kidman merr vlerësime për rolin në filmin e ri “Being the Ricardos”
Ylli i kinematografisë, Nicole Kidman, e ka bërë një transformim dramatik si aktore dhe duket që edhe një herë ia ka dalë ta portretizoj rolin e saj me sukses.
Në projektin me titull “Being the Ricardos”, Kidman e portretizon ikonën e filmit “I Love Lucy”, Lucille Ball.
Drama biografike e ekranizon raportin mes aktores Ball dhe bashkëshortit dhe kolegut të saj Desi Arnaz, i cili portretizohet nga Javier Bardem.
“Being the Ricardos” vjen i punuar nga regjisori, Aaron Sorkin dhe e sjell një kastë të aktorëve yje, si J. K. Simmons, Nina Arianda, Tony Hale, Alia Shawkat, Jake Lacy dhe Clark Gregg.
Lucie Arnaz, vajza e dyshes së famshme të kinematografisë amerikane, Desi dhe Lucille, e ka vlerësuar pozitivisht Kidmanin për mënyrën se si e ka portretizuar nënë e saj në film.
“Being the Ricardos” do të shënoi premierën nëpër kinema më 10 dhjetor, kurse në platformën “Amazon Prime” fillon së transmetuari nga 21 dhjetori i këtij viti.