Showbiz

Craig ndihet më i sigurt në kafenetë e homoseksualëve

Aktori britanik, Daniel Craig, ka thënë se ndihet më i sigurt në kafenetë dhe pubet e homoseksualëve.

Ylli i filmave me agjentin britanik James Bond, i cili është i martuar me Rachel Weisz dhe kanë së bashku vajzën 3-vjeçare, ka pranuar se shpesh frekuenton kafenetë për anëtarët e komunitetit LGBTQ, sepse nuk dëshiron të përleshet me pronarët e kafeneve.

Craig ka thënë se urren agresivitetin që ndodh në kafenetë e njerëzve të zakonshëm dhe para se të martohej ishte goxha i interesuar për lokalet e homoseksualëve.

“Kam shkuar nëpër kafenetë e homoseksualëve goxha gjatë. Një prej arsyeve: Në këto lokale nuk përleshesha edhe aq shpesh”, ka thënë aktori që së fundmi ka realizuar pjesën e fundit në rolin e Bondit.

“Kafenetë e homoseksualëve janë vend i mirë. Të gjithë janë të qetë. Janë vende më të sigurta. Aty njoftohesha edhe me gra, sepse shumë vinin për të njëjtën arsye si unë”, ka shtuar ai.

Aktori 53-vjeçar, i cili ka të bijën 29-vjeçare Ella me bashkëshorten e parë, Fiona Loundon – ka shtuar se nisi të shkonte në kafenetë e homoseksualëve si i ri. Këtë e bëri për të shmangur rrahjet në të cilat përfshihej shpesh në kafenetë e tjera.

Craig gjithashtu ka folur edhe për një foto të vitit 2010 në të cilën shihej duke u përqafuar me moderatorin Bruce Bozzi, jashtë një kafeneje homoseksualësh.

“E duam njëri-tjetrin dhe përqafohemi, është gjithçka në rregull. Jemi dy burra. Për mua ishte gjë shumë e çuditshme, sepse nuk po bënim asgjë të gabuar”, ka shtuar aktori britanik.

“Ajo që ndodhi ishte se në atë mbrëmje kaluam mirë dhe po flisnim për jetën. U dehëm paksa dhe i thashë: ‘Eja dalim në kafene’”, ka thënë veç të tjerash aktori britanik.