Showbiz

Jake Gyllenhaal një adhurues i flaktë i Jennifer Anistonit

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori i njohur hollywoodian, Jake Gyllenhaal, e adhuronte aq shumë Jennifer Anistonin, sa kishte qenë torturë për të ta realizonte një skenë dashurie me yllin e kinematografisë.

Dyshja ka luajtur së bashku në filmin e vitit 2002, “The Good Girl”, dhe në një intervistë të fundit, aktori 40-vjeçar tha se nuk kishte qenë një rol i lehtë për të, për shkak se ishte adhurues i çmendur i yllit 52-vjeçar të serialit “Friends”.