Showbiz

Edicioni special i serialit “Sex and the City” lansohet në muajin dhjetor

Shou i shumëpritur “Ana Just Like That”, që është vazhdim i serialit ikonik të kanalit HBO, “Sex and the City”, do ta shënojë premierën në muajin dhjetor të këtij viti.

Përmes një videoje paralajmëruese, ku përfshiheshin pamje nga prapaskenat e xhirimeve, protagonistja e këtij projekti Sarah Jessica Parker e cila e portretizoi shkrimtaren plot stil nga New Yorku, Carrie Bradshaw, në serialin hit dhe dy filma të realizuar në vitet 2008 dhe 20210, ua zbuloi fansave muajin kur do të mund ta shohin projektin e ri me titull “And Just Like That”.

“Jam Sarah Jessica Parker, përshëndetje nga New York City, rruga ‘Fifth Avenue’ ku ndërsa flasim, me disa miq tanë të dashur jemi duke e xhiruar kapitullin e ri të ‘Sex the City’, apo siç na pëlqen ta quajmë tani, And Just Like That’. Por, në ndërkohë, ju njoftoj se projekti ‘And Just Like That’ do ta jetë premierën në muajin dhjetor në platformën HBO Max”, dëgjohet duke thënë Parker në videon e postuar në rrjetet sociale.

Yjet që i janë rikthyer kastës së aktorëve të serialit janë, Cynthia Nixon, e cila e portretizon Miranda Hobbesin, Kristin Davis, e njohur për publikun si Charlotte York Goldenblatt dhe Chris Noth, i cili e luan rolin e Mr. Big. Kurse aktori i ndjerë Willie Garson i cili në serial e ka portretizuar, Stanford Blatchin, kishte arritur t’i xhirojë disa skena të projektit para se të vdiste nga kanceri më 21 shtator. Ai ishte vetëm 57-vjeçare.

Tema të cilën seriali e trajton është vazhdim i projekteve të kaluara, dhe i sjell tri mikeshat e ngushta Carrie, Miranda dhe Charlotte, teksa e navigojnë realitetin e komplikuar të jetës dhe shoqërisë, por tani në moshë më të shtyrë.