Showbiz

Rita Ora sonte performon nga Kulla Eiffel

Rita Ora do të shfaqet sonte me një performancë të veçantë të këngëve të saj, nga Kulla Eiffel në Paris.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka bërë të ditur në fund të muajit gusht, se ka realizuar një performancë live në këtë kullë, e cila do të transmetohet më 30 shtator.

Performanca e saj do të jetë në kuadër të serive të Melros Meida, me titull “Njerëzit ikonik, në vendet ikonike”.

Tashmë Rita, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi me pamje nga koncerti i saj, ku mësohet se ajo do të paraqitet me veshje dhe pamje të ndryshme, ndërkohë që gjatë performancës është ndihmuar edhe nga valltarë të shumtë.