Showbiz

Jenna Dewan po e planifikon dasmën e saj

Ylli i vallëzimit dhe aktrimit, Jenna Dewan, është në proces të planifikimit të dasmës.

40-vjeçarja e njohur e hollywoodit u fejua me aktorin, Steve Kazee, në shkurt të vitit 2020, por çifti është ende duke i shqyrtuar mundësitë e realizimit të një dasme të përkryer, pasi kanë shumë ide.

Për revistën “People”, Dewan ka deklaruar: “2020-ta ka qenë një vit i çmendur për të gjithë. Dhe ne jemi ende në procesin e planifikimit të dasmës, por kemi shumë ide dhe inspirime dhe e dimë saktësisht se çfarë atmosfere duam ta krijojmë, në ditën tonë të kurorëzimit”.

Ylli i filmit “Step Up” e cila e ka vajzën tetë vjeçare, Everly, me ish-bashkëshortin Channing Tatum, dhe djalin 18-muajsh, Callum, me të fejuarin e saj aktual, dëshiron që dasma e saj të jetë klasike dhe boheme.

Jenna po ashtu dëshiron që e gjithë ndeja të jetë organike, dhe në zemër të festës të jenë familjarët dhe miqtë e afërt të çiftit.

“Natyrisht se fëmijët tanë do të jenë të përfshirë në dasmë! Familja është gjëja më e rëndësishme në botë për mua. Prandaj, t’i kem ata të pranishëm në kurorëzimin e dashurisë sonë, është një prioritet i madh dhe i rëndësishëm. Në duam që ta shijojmë shoqërinë e njerëzve tanë më të dashur dhe të afërt, kurdo që të jetë e sigurt të mblidhemi të gjithë në një vend. Prandaj, nuk jemi shumë të stresuar për këtë”.

Tutje aktorja e pranoi se pandemia e koronavirusit ka bërë që gjatë vitit të kaluar njerëzit të brengosen më shumë rreth mbijetesës, dhe pavarësisht se ajo dhe Steve i kanë kaluar shumicën e ditëve së bashku, megjithëkëtë janë kujdesur që të caktojnë takime romantike edhe gjatë karantinës.

{gallery}