Showbiz

“Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” bëhet filmi më fitimprurës i vitit 2021

 

Filmi i ri i bazuar në Universin Kinematik Marvel, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, vazhdon të ketë performancë të jashtëzakonshme në arkat filmike të Amerikës Veriore. Projekti i fundit me superheronj po i kryeson majat e kësaj liste për të katërtën javë me radhë, dhe tani është shndërruar në filmin më fitimprurës të vitit 2021.

Nga debutimi I tij nëpër kinema më 3 shtator, “Shang-Chi” ka arritur t’i arkëtojë 196.5 milionë dollarë nga shitja e biletave në Amerikë dhe Kanada, duke i mundur filmat “F9” dhe “Black Widow” të cilët e mbanin titullin e kampionit.