Filmi i ardhshëm i Guillermo Del Toros, “Nightmare Alley”, është pak më ndryshe se projektet e kaluara të regjisorit. Studioja “Searchlight Pictures” e ka publikuar trailerin e parë të filmit, i cili e sjell fituesin e çmimit “Oscar” duke eksploruar me magjepsjen e tij për gjërat e mbinatyrshme.
“Nightmare Alley” e rrëfen historinë e Stanton Carlisle, i cili punon si lexues i mendjes në një klub nate. Ai ngatërrohet me Dr. Lilith Ritter, një psikiatre e cila mundohet ta demaskojë atë si një mashtrues. Pamjet e para të filmit sjellin mjaft shumë tension, pa i përfshirë përbindëshat e zakonshëm të regjisorit meksikan, Del Toro.
Ngjarja e këtij projekti kinematografik zë vend brenda dhe përreth një karnavali, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët e famshëm të hollywoodit, Bradley Cooper, Cate Blanchett, Willem Dafoe, Toni Collette, Rooney Mara, Ron Perlman dhe të tjerë.
Filmi “Nightmare Alley” do të ta ketë premierën botërore më 17 dhjetor.
-
Time shpall Leonardo DiCaprion “Entertainer Of The Year”
-
Johnny Depp rikthehet në filmat e mëdhenj të Hollywoodit
-
Ryan Gosling me rol protagonist në filmin “Project Hail Mary”
-
“Sinners” i Ryan Coogler cilësohet si filmi i parë i vitit 2025 pretendent për “Oscar”
-
Charlize Theron i bashkohet ekipit të Christopher Nolanit për filmin e ri