Showbiz

Kim Kardashian do të prezantojë shoun humoristik “SNL”

 

Ylli televiziv, Kim Kardashian, do ta prezantojë emisionin e njohur humoristik, “Saturday Night Live”. Ani pse nuk do të ketë Kanye Westin përkrah vetes, bukuroshja 40-vjeçare është përzgjedhur ta luajë rolin e prezantueses së episodit të 9 tetorit, të shout televiziv “SNL”.

“Zot i madh, tani më nuk ka kthim prapa!!! LOL, unë do ta prezantoj emisionin ‘SNL’”, kishte shkruar plot emocione Kimi, në postimin e saj paralajmërues në rrjetet sociale.