Showbiz

Billie Eilish ka humbur 100,000 ndjekës pas fotografive ku pozoi gjoksin

Foto: AP
 

Billie Eilish ka deklaruar se ka humbur 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, si pasojë e ndryshimit të stilit, në disa prej fotografive të fundit të saj.

Këngëtarja amerikane 19-vjeçare është shfaqur me një pamje tjetër për ballinën e revistës “British Vogue”, duke zbuluar më shumë nga trupi i saj seç bën zakonisht.