Elon Musk dhe e dashura e tij Grimes, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Pas tri vitesh së bashku, themeluesi i Teslas ka konfirmuar se ai dhe këngëtarja, të cilët kanë së bashkuë një djalë 16-muajsh, po i japin fund romancës.
“Ne jemi ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, takohemi shpesh dhe kemi raporte të mira”, ka thënë për Musk për Page Six.
Ai ka shtuar se arsyeja e ndarjes ka të bëjë me faktin që puna e tij në SpaceX dhe Tesla kërkon që ai të jetë më së shumti në Teksas ose të udhëtojë në vende të tjera, ndërkohë që puna e Grimes është më shumë në Los Anxhelos.
Lajmi për ndarjes e çiftit ka ardhur pak pasi Musk ishte paraqitur i vetëm në ndejën e organizuar nga këngëtarja Alicia Keys, pas ceremonisë së Met Galas në fillim të këtij muaji.