Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johnny Depp fitues i çmimit në festivalin në San Sebastian

Aktori dhe producenti amerikan Johnny Depp mori çmimin e nderit "Donostia" në Festivalin e 69-të Ndërkombëtar të Filmit të mbajtur këtë vit në San Sebastian të Spanjës.

Depp është shfaqur në publik për herë të parë që kur u ngrit një padi nga ish-gruaja e tij Amber Heard për abuzim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur në një konferencë për media që mbajti para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Depp tha se po kalonte një periudhë "shumë komplekse".

"Kur dikush është i padrejtë me ju ose me dikë që e doni dhe besoni, ngrihuni, mos u qëndroni aty sepse ata kanë nevojë për ju", tha Depp.

Menaxhmenti i Festivalit të Filmit në San Sebastian, i cili u kritikua për çmimin e Depp në kohën e akuzave kundër tij, deklaroi se aktori amerikan nuk u arrestua ose u dënua kurrë për dhunë ndaj grave.

Çmimi "Donostia" iu dha Depp (58) si një nga aktorët më të talentuar dhe të gjithanshëm në kinemanë bashkëkohore.

Çmimi synon të nderojë arritjet jetësore të filmit.

Festivali i Filmit në San Sebastian do të përfundojë më 25 shtator. \AA