Showbiz

Netflixi paralajmëron dokumentarin e ri “Britney vs. Speras”

Foto: AP/Associated Press

Netflix e ka paralajmëruar një dokumentar të ri i cili fokusohet në kujdestarinë ligjore të Britney Spearsit, me titull “Britney vs Spears”.

Platforma e njohur digjitale i ndau 18-sekonda nga projekti i cili vjen me regji të Erin Lee Carrit, kurse traileri i plotë i dokumentarit pritet të lansohet gjatë mbrëmjes së mërkurë.

“Britney vs Spears” besohet se ka një vit që është në realizim e sipër, dhe vjen pas dokumentarit të platformës Hulu i cili bëri bujë me t’u lansuar në fillim të këtij viti, “Framing Britney Spears”.

Ende nuk është konfirmuar ndonjë datë e saktë e lansimit të projektit të ardhshëm të Netflixit.

Erin Lee Carr, vajza e gazetarit amerikan David Carr, në të kaluarën i ka prekur temat e sistemit të drejtësisë së shtetit përmes dokumentarëve, How to Fix A Drug Scandal” dhe “I Love You, Now Die: The Commonwealth vs. Michelle Carter”.

Në fillim të këtij muaji babai i pop këngëtares, Jamie Spears, e nisi një peticion për t’i dhënë fund rolit të tij si kujdestar ligjorë i së bijës, pas më shumë se një dekade prej se është kujdesur për të gjitha vendimet financiare dhe personale të jetës së saj.

James Spears u caktua kujdestar ligjorë i së bijës në vitin 2008, dhe vjetëve të fundit ai është kritikuar jashtë mase nga fansat e këngëtares të cilët e kanë akuzuar për abuzim me autoritetin. Ai vazhdon t’i mohojë të gjitha akuzat kundër tij dhe pohon se interesi kryesor për të ka qenë shëndeti mendor i këngëtares.

Së fundmi, Britney Separs, përmes një postimi në llogarinë e saj në Intsagram, i falënderoi adhuruesit për përkushtimin ndaj fushatës #FreeBritney, para se ta mbyllte këtë rrjet social për disa ditë.

“Mos u brengosni… thjeshtë po pushoj pak nga Instagrami me qëllim që ta festojë fejesën time!!! Do të kthehem shumë shpejtë”, kishte deklaruar këngëtarja.

Të hënën më 20 shtator ajo u rikthye në këtë platformë duke treguar se nuk ka mundur të qëndroj shumë gjatë larg Instagramit.

Britney Spears, e bëri të ditur lajmin se është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Çifti ishte takuar në vitin 2016, derisa Asghar ishte pjesë e videoklipit të saj muzikor, “Slumber Party”. Ai shquhet edhe si aktorë i disa filmave dhe serialeve televizive, njihet për angazhimin e tij si model por edhe si trajner i fitnesit.