Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elhaida Dani lanson albumin e ri me titull “Zanin”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, i ka lajmëruar fansat për lansimin e albumit të ri muzikor në platformën YouTube.

Me titull “Zanin”, ku incizim i radhës i Danit i përfshinë gjithsej 5 këngë të reja. “Amore”, “Kënga jonë”, “Jam betu”, “Zanin” dhe “Hajmali”, titullohen këngët të cilat vijnë të shoqëruara edhe me videoklip, ndërsa në këtë projekt, Elhaida ka bashkëpunuar me producent dhe tekstshkrues të ndryshëm, si Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtarja shqiptare e cila në vitin 2013 e fitoi garën muzikore “The Voice of Italy”, dhe në vitin 2015 ishte përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision”, e ka ndarë me gëzim e publikimit të albumit të ri muzikor me fansat, përmes postimeve në Instagram.