Ylli i njohur i muzikës pop, Shawn Mendes, është gati ta fillojë turneun botërore që ka për qëllim promovimin e albumit të tij të fundit, “Wonder”. Kështu bëri të ditur këngëtari, të hënën më 20 shtator.
Kantautori 23-vjeçar i informoi fansat se është gati për t’u rikthyer në skenë, përmes një videoje 1 minutëshe ku ai shfaqet duke vallëzuar me tingujt e hitit të tij global, “Summer of Love”. Këtë këngë, Mendes e performoi në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “MTV Video Music Awards”, së bashku me producentin muzikor Tainy. Në këtë ngjarje, këngëtari shumë i dashur nga publiku e interpretoi edhe hitin, “Teach Me How to Love”, nga albumi i ri “Wonder”.
“Turneu botëror WONDER... Njoftim për këtë javë. Mezi pres të kthehem në skenë dhe t’iu takojë sërish të gjithëve,” kishte shkruar Mendes në postimin e tij në rrjetet sociale. Tutje ai iu bëri thirrje fansave që të regjistrohen në uebfaqen, “WonderTheTour.com”, në mënyrë që të jenë të parët që i mësojnë datat e koncerteve dhe informacionet shtesë.
TOUR❤️❤️❤️
— Shawn Mendes (@ShawnMendes) September 20, 2021
Wonder: The World Tour.
Announcing later this week! Can’t wait to get out there and see you all again guys ❤️
Sign up to be first to hear about tour dates & presale info at https://t.co/IlaS7TODhs pic.twitter.com/pSuKZwwaDB
Albumi “Wonder” debutoi në pozitën e parë të toplistës së 100 albumeve më të mira “Billboard”, me t’u lansuar në dhjetor të vitit 2020. Kështu, këngëtari kanadez e shënoi këtë sukses për të katërtën herë në karrierën e tij, si dhe u bë artisti më i ri në moshë që i kryesoi toplistat muzikore me katër albume radhazi.
Në nëntor të vitit të kaluar, ylli i hitit “Stitches”, po ashtu e lansoi dokumentarin me titull “Shawn Mendes: In Wonder”, në platformën Netflix.