Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, e kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
Foshnja, që është stërmbesa e 12-të e Mbretëreshës Elizabeth, erdhi në jetë të shtunën më 18 shtator në spitalin “Chelsea and Westminster Hospital”.
Lajmin e ka konfirmuar princesha përmes llogarisë së saj në Twitter, por edhe pallati mbretëror Buckingham ku përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se Beatrice dhe vajza, emri i së cilës nuk është zbuluar ende, janë mirë me shëndet dhe se e gjithë familja po ndihet e lumtur me lajmin.
Foshnja e porsalindur do të jetë e 11-ta në radhë për ta trashëguar fronin mbretëror.
“Shumë e lumtur të ndaj lajmin për ardhjen në jetë të vajzës sonë, të shtunën më 18 shtator në orën 23.42 në spitalin e Londrës, ‘Chelsea and Westminster’. Faleminderit ekipit të mamive dhe të gjithëve në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm”, kishte shkruar Beatrice në postimin e saj në Twitter.
Vajza e porsalindur e princeshës është fëmija i saj i parë me bashkëshortin, Edoardo Mapelli Mozzi, i cili e ka edhe një djalë të quajtur Wolfie, nga lidhja e tij e mëparshme me Dara Huangun.
Beatrice është vajza e madhe e dukës dhe dukeshës së Yorkut. Ajo e kurorëzoi lidhjen e saj me një ceremoni private, në korrik të vitit të kaluar.
So delighted to share the news of the safe arrival of our daughter on Saturday 18th September 2021, at 23.42, at the Chelsea and Westminster Hospital, London.
— Princess Beatrice of York (@yorkiebea) September 20, 2021
Thank you to the Midwife team and everyone at the hospital for their wonderful care.