Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

U ndanë shpërblimet “Emmy” me një ceremoni glamuroze

Pas një viti ku shumica e njerëzve e kanë kaluar kohën më të madhe të mbyllur brenda në shtëpi dhe duke pasur kohë të mjaftueshme për të shikuar televizion, u mbajt edicioni i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i nderojnë më të mirët në fushën e televizionit.

Jason Sudeikis, ylli i komedisë shumë të pëlqyer nga publiku, “Ted Lasso” dhe aktorja veteran, Jean Smart, nga seriali “Hacks”, triumfuan në garën për komedinë më të mirë dhe u shpërblyen me çmime “Emmy” në kategoritë, “Aktori dhe aktorja më e mirë në komedi”.

Kurse shpërblimi “Komedia më e mirë e vitit” iu nda projektit “Ted Lasso”.

Aktorja 70-vjeçare, Jean Smart, e cila u mirëprit me ovacione në skenë, e dha një fjalim prekës dedikuar bashkëshortit të saj aktor, Richard Gilliland, i cili vdiq para gjashtë muajve.

“Nuk do të isha këtu pa Richardin dhe dëshirën e tij për t’i dhënë përparësi karrierës sime”, deklaroi aktorja.

Edhe U ndanë çmimet “Emmy” në një ceremoni glamuroze Showbiz U ndanë çmimet “Emmy” në një ceremoni glamuroze

Ylli i hollywoodit i cili së fundmi e ka bërë një kalim të suksesshëm nga projektet filmike në ato televizive, Jason Sudeikis, në fjalimin e tij e kanalizoi personazhin të cilin e luan në serialin, “Ted Lasso”, një trajner jo i zakonshëm amerikan i një ekipi britanik të futbollit.

“Ky shou flet për rëndësinë e familjes, mentorëve dhe shoqërisë, dhe unë nuk do të isha këtu ku jam sot pa i pasur këto gjëra në jetë. Unë jam i mirë, aq sa më bëjnë të dukem mirë të gjithë kolegët e mi,” deklaroi Sudeikis, i cili po ashtu shërben si producent i serialit.

Kurse kolegët e tij, Hannah Waddingham dhe Brett Goldstein, e fituan çmimin e parë “Emmy” në karrierën e tyre. Ata u shpërblyen në kategoritë “Aktori dhe aktorja më e mirë në rol dytësor”, për rolet e tyre në projektin që ua ka ndryshuar jetën, “Ted Laso”.

Aktorët Olivia Colman dhe Josh O’Conor, që të dy pjesë e serialit i cili flet për familjen mbretërore britanike, “The Crown”, arritën të tirumfojnë në kategorinë “Aktorja dhe aktori më i mirë në dramë”, derisa projekti i njohur televiziv i cili është në sezonin e pestë të realizimit, “The Crown”, arriti të fitojë më së shumti shpërblime gjatë mbrëmjes, përfshirë edhe çmimin kryesor “Drama më e mirë e vitit”.

Gillian Anderson dhe Tobias Menzies po ashtu pjesë e kastës së aktorëve të këtij projekti, u nderuan me çmimet “Aktorja dhe aktori më i mirë në rol dytësor”. Anderson, e cila në shoun “The Crown” e portretizon udhëheqësen politike Margaret Thatcher, në fjalimin e saj e falënderoi menaxherin prej 20 vjetësh, për këshillat gjatë karrierës dhe faktin se ka besuar në talentin e saj, para se ajo të besonte në vete.

Aktori dhe aktorja më e mirë në rol dytësor në serial të limituar u shpallën, Evan Peters dhe Julianne Nicholson, për rolet e tyre në serialin i cili flet për krimet dhe familjet jofunksionale, “Mare of Easttown”.

Që të dy, Nicholson dhe Peters, në fjalimin e tyre e falënderuan aktoren e famshme britanike, Kate Winslet, e cila gjatë mbrëmjes arriti ta fitojë një çmim, atë “Aktorja më e mirë në serial dhe film të limituar”, për portretizimin e mrekullueshëm të protagonistes në serialin, “Mare of Easttown”.

Edhe “Widow’s Bay” shënon sukses të madh, “The Pitt” fiton sërish në “Emmy” Kulturë “Widow’s Bay” shënon sukses të madh, “The Pitt” fiton sërish në “Emmy”

Drama e suksesshme e Netflixit, “The Queen’s Gambit”, arriti të shpërblehet gjatë mbrëmjes, në kategorinë “Drama më e mirë e limituar”.

Afërsisht 500 njerëz e ndoqën ceremoninë e sivjetme “Emmy” e cila zuri vend të dielën mbrëma në Los Angeles, dhe në këtë ngjarje nuk mungoi as glamuri i yjeve mbi qilimin e kuq.