Showbiz

Camila Cabello e kujdesshme ndaj shëndetit mendor

Ylli i njohur i muzikës, Camila Cabello, ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë punën që të ndikojë negativisht në shëndetin e saj mendor.

Pop këngëtarja 24-vjeçare e filloi karrierën si anëtare e grupit, “Fifth Harmony”, i themeluar në vitin 2012 në shoun “The X Factor”, dhe pas pothuajse një dekade eksperiencë në industrinë e muzikës, Cabello thotë se ka mësuar t’i jep përparësi shëndetit të saj mendor dhe ta vendos veten në radhë të parë.

“Nëse puna ndikon në mënyrë negative në shëndetin tim mendor, atëherë unë e refuzoj atë angazhim dhe mundohem ta realizojë punën në ndonjë formë tjetër”.

Gjatë këtij muaji, Camila e shënoi debutimin e saj si aktore me portretizimin e kryepersonazhit, Kay Cannon, në filmin e ri “Cinderella” i cili bazohet në përrallën e famshme.

Në një intervistë të fundit për revistën “HUNGER”, ajo foli për dashurinë që e merr nga adhuruesit e saj anembanë botës, duke e pranuar se ndihet shumë e përkrahur nga ta edhe në rrjetet sociale, sa herë që ngacmohet për format trupore apo kritikohet për ndonjë gjë.

Ylli i hitit “Don’t Go Yet”, e cila është në lidhje dashurie me këngëtarin Shaën Mendes, po bëhet gati që kah fundi i këtij viti ta publikojë albumin e saj të tretë si solo këngëtare, “Familia”, dhe në intervistën e lartpërmendur, Cabello e zbuloi se albumi i fundit i koleges së saj Billie Eilish, “Happier Than Ever”, ka shërbyer si një inspirim i madh për të.