Showbiz

Blackpink kalon Justin Bieberin, bëhet grupi më i ndjekur në YouTube

Fansat e pop grupit me famë botërore “Blackpink” kanë arritur ta bëjnë grupin më të ndjekur në Youtube.

Nga Youtube u deklarua se grupi i përbërë nga katër vajzat, janë bërë artistet më të ndjekura në platformë, duke kaluar kështu edhe Justin Bieberin.

Ka arritur në 65.9 milionë ndjekës gjithsej.

“Blackpink” e ka quajtur të pabesueshme një gjë të tillë, ndërsa përmes një shkrimi ia ka atribuuar këtë të gjithë fansave.

Tani ato ndiqen pas nga Justin Bieber me 65.1 milionë dhe në vend të tretë BTS me 57.7 milionë.