Kylie Jener e ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, me reperin Travis Scott.
Ditë më parë mediat kishin shkruar se njëra nga gratë e familjes Kardashian-Jenner është shtatzënë, duke aluduar te Kylie.
Mirëpo, tash vetë 24-vjeçarja miliardere e ka pranuar se është shtatzënë, duke shpërndarë një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke ia dhënë lajmin e madh nënës së saj, Kris Jenner.
Kylie e cila është e njohur për bizneset e saj në fushën e kozmetikës, ishte shpallur nga Forbesi vite më parë, gruaja më e re që merr statusin e miliarderes.
Ajo ka edhe një fëmijë me Travis, vajzën e quajtur Stormi.