Showbiz

Lisa nga “Blackpink” zbulon një pjesë nga albumi i saj

Anëtarja e grupit të muzikës K-pop “Blackpink”, Lisa, pritet të debutoj me solo album së shpejti. Të martën ajo ka shpërndarë një video të shkurt për albumin e saj “Lalisa”, që pritet të dalë të premten.

Videoja 14 sekondëshe përcillet nga tingujt muzikorë deri në fund kur shfaqet Lisa me një fustan të zi vezullues dhe këndon “Say Lalisa love me, Lalisa love me”, shkruajnë mediat e huaja.

Lisa është anëtarja e radhës e Blackpink që debuton me projekt solo, pas anëtarëve të tjera, Jennie dhe Rose.

Në vetëm dy orë nga videoja, ka marrë 3 mmilionë shikime. Për këtë arsye pritet që albumi të jetë një super hit i ndjekur nga miliona admirues.