Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

West po përhap thashetheme se është pajtuar me Kardashianin për marketing

Kim Kardashian dhe Kaney West nuk janë më bashkë, por po “luajnë” një lojë të fortë marketingu, raporton Page Six.

Sipas këtij mediumi, ish-bashkëshortët po i përhapin këto thashetheme dhe po ngrenë dyshime se janë pajtuar në një përpjekje për të rritur shitjet e albumit “Donda” më shumë se ato të albumit të Drake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

West dhe Drake, rivalë të deklaruar, po konkurrojnë për albumet e tyre më të reja, “Donda” e reperit Kaney West u publikua më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të dalë më 3 shtator.

“E vërteta është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe po bën një shfaqje të madhe artistike për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mediave”, raportoi një burim për Page Six.

Së fundmi, Kim Kardashian u shfaq në një koncert për albumin “Donda” në Chicago me një fustan nuseje Balenciaga Haute Couture, duke ndezur thashethemet e pajtimit. \a2news