Showbiz

Ellie Goulding e prekur jashtë mase nga dokumentari “Framing Britney Spears”

Foto: AP/Associated Press

Kantautorja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka mbetur e mërzitur nga dokumentari për yllin e muzikës pop, Britney Spears.

Këngëtarja 34-vjeçare në një intervistë të fundit e pranoi se dokumentari, “Framing Britney Spears”, e ka prekur shumë dhe ajo beson që shumë njerëz kanë ngelur të zhgënjyer dhe shkelur nga industria e muzikës.

Për revistën “You”, Goulding ka deklaruar: “Ka ndikuar shumë në mua. Britney ishte aq e re në moshë kur u la në mëshirë të fatit, pa përkrahjen e askujt. Të njëjtin njerëz që e duan muzikën tënde dhe kërkojnë më shumë projekte, në të njëjtën kohë të thonë se duan më pak nga ti. Nuk duan të kesh probleme mendore, duan të jesh gjithmonë mirë dhe të performosh e të shkruar këngë të përkryera për ta. Kur unë e fillova karrierën në muzikë, nuk ofrohej shumë ndihmë nga njerëzit e industrisë dhe nuk flitej për shëndetin mendor të artistëve. Sot, ka më shumë paralajmërime por megjithëkëtë ne i kemi zhgënjyer shumë këngëtarë të cilët na kanë sjellë aq shumë gëzime në jetë, përmes muzikës së tyre”.

Ellie Goulding po ashtu i kritikoi të gjithë ata persona që folën keq për gjimnasten, Simone Biles, pasi ajo u tërhoq nga disa ngjarje në Lojërat Olimpike në Tokyo, kjo ngase nuk po ndihej mirë me veten dhe dëshironte ta mbrojë shëndetin e saj mendor.

Britney Spears ka folur për të qenit e izoluar, nën ndikimin e medikamenteve, e shfrytëzuar financiarisht dhe e abuzuar emocionalisht, nga personat përgjegjës për kujdestarinë mbi jetën dhe karrirerën e saj. Vetëm së fundmi asaj iu mundësua ta angazhoj një avokat të caktuar nga vet këngëtarja, për ta liruar veten nga struktura ligjore nën së cilën ka qenë nga viti 2008.

James Spears ka më shumë se një dekadë që e mbikëqyrë jetën dhe karrierën e Britneyt, si dhe i ka marrë të gjitha vendimet financiare dhe shëndetësore për të bijën. Ai vazhdon t’i mohoje të gjitha akuzat kundër tij duke treguar se një herë në vit është i detyruar ta arsyetojë në gjykatë, çdo cent të harxhuar nga pasuria e vajzës së tij, prandaj është e pamundur të vjedhë nga ajo. Ai po ashtu deklaroi se e do shumë të bijën, por vazhdon të jetë i brengosur për shëndetin e saj mendorë. Por, para pak ditësh James pranoi të largohet nga detyra e kujdestarit ligjorë të Spearsit, duke thënë se nuk beson se një betejë publike me të bijën mbi shërbimin e tij të vazhdueshëm si kujdestar i saj, do të ishte në të mirën e yllit të muzikës pop.