Showbiz

Rihanna ka vetëm dy fjalë për statusin e saj të miliarderes

Këngëtarja e hitit “Work”, Rihanna, është shpallur miliardere nga revista e famshme “Forbes”, pak ditë më parë.

Sipas kësaj reviste, Riri ka pasuri në vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh, duke iu bashkuar kështu klubit të njerëzve miliarderë, falë karrierës së saj të suksesshme në muzikë e po ashtu brendeve të saj të modës.

E pyetur nga fotografi i 247Paps.TV, se çka do të thotë për të që ka marrë epitetin e miliarderes, këngëtarja nga Barbadosi i ka kthyer përgjigje të shkurtër: “Zoti është i mirë”.

Forbesi ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e pasurisë së këngëtares 33-vjeçare vjen nga brendi i saj i kozmetikës “Fenty Beauty”. Sipas të dhënave, rreth 1.4 miliardë dollarë të pasurisë së saj vijnë nga 50% të aksioneve që ajo ka në “Fenty Beauty”, që u lansua në shtator të vitit 2017.

Ndërkaq, një pjesë tjetër e fitimeve të mëdha, apo rreth 270 milionë dollarë besohet se vijnë nga linja e të brendshme “Savage & Fenty”, që u lansua në vitin 2018.

Kështu Rihanna është bërë këngëtarja më e pasur në botë.