Në trailerin e parë të lansuar për filmin “Cinderella”, që është ripërpunimi i fundit i përrallës klasike për ekran të madh, version i princeshës së portretizuar nga këngëtarja dhe aktorjaama, Camila Cabello, nuk është në kërkim të princit sharmant siç njihet nga tregimi i famshëm.
Në fakt, kjo grua e re ëndërron ta ndërtojë perandorinë e saj të modës, në një kohë kur gratë supozohet të mendojnë vetëm për martesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i ardhshëm dhe i shumëpritur nga dashamirët e tregimeve të këtilla klasike, e sjellë një version të modernizuar të historisë së vajzës jetime e cila detyrohet të jetojë me njerkën dhe dy vajzat e saj shpirtliga.
Por në këtë version filmik, protagonistja ambicioze e quajtur Ella, nuk portretizohet si një grua që ka nevojë për ndihmën e një burri për ta shpëtuar atë. Ajo, më shumë se asgjë dëshiron të bëhet rrobaqepëse dhe një ditë të lansojë linjën e saj të veshjeve. Kur njerka e saj e pamëshirshme ia ndalon të shkojë në ballo, duke ia ulur shanset për t’i promovuar modelet e fustaneve që i ka krijuar, Cinderella vizitohet nga zana magjike, që në këtë rast portretizohet nga ylli i shout “Pose”, Billy Porter. Ella natyrisht mbërrin të shkojë në ballon, ku e rrëmben vëmendjen e princit beqar por edhe disa klientëve potencial.
Filmi “Cinderella” vjen me skenar dhe regji të Kay Cannon, dhe krahas Camila Cabellos në të luajnë edhe yjet: Idina Menzel, Minnie Driver, James Corden dhe Pierce Brosnan.
Kompania “Sony” e ka prodhuar projektin dhe fillimisht kishte planifikuar ta lansojë atë nëpër kinema. Sidoqoftë, studioja filmike vendosi ta anashkalojë këtë formë të lansimit, për shkak se industria e filmit po vazhdon të përballet me vështirësi shkaku i pandemisë, dhe kështu vendosi ta publikojë atë në platformën digjitale “Amazon Prime”.
“Cinderella” fillon së shfaquri për publikun e gjerë nga 3 shtatori i këtij viti.