Ai është i njohur për shfaqjen e fizikut të tij në role të ndryshme filmi. Të shtunën Arnold Schwarzenegger vërtetoi se po e mbante veten në gjendje të mirë fizike, ndërsa e ngiste biçikletën me dy miq në Los Anxhelos.
Ylli i “Terminator”, i cili mbushi 74 vjet të premten, dukej se po e shijonte shëtitjen me biçikletë teksa bisedonte me miqtë e tij dhe buzëqeshte, kur grupi po zbriste në një nga rrugët e qytetit.
Dalja e tij vjen para debutimit të dy projekteve në të cilat do të shfaqet. Schwarzenegger do ta portretizojë presidentin në filmin e ardhshëm komedi të arteve marciale, “Kung Fury 2”.
Filmi do të jetë vazhdim i filmit të shkurtër origjinal të vitit 2015, i cili parodizoi filma të ndryshëm të viteve 1980.
Kjo u konfirmua fillimisht nga “The Hollywood Reporter”, që vuri në pah se skena e projektit përfshinte një oficer policie që udhëtonte në hapësirë dhe kohë për të mbrojtur një akademi të arteve marciale.
David Sandberg, i cili është regjisor, skenarist dhe aktor në filmin e parë, do ta luajë përsëri rolin e Kung Fury në filmin e ri. Në film do të shfaqen edhe Michael Fassbender, Alexandra Shipp dhe Jorma Taccone dhe David Hasselhoff. Eiza Gonzalez fillimisht ishte menduar të ishte pjesë e projektit, por ajo u largua dhe u zëvendësua nga yllin e “X-Men”. Prodhimi fizik fillimisht filloi në korrik të vitit 2019 dhe vazhdoi gjatë gjithë verës para se të përfundonte në shtator. Edhe pse prodhuesit e filmit hasën në probleme të ndryshme ligjore gjatë procesit të prodhimit, më vonë u bë e ditur se “Kung Fury 2” do të publikohej më 2022, ndonëse data ende nuk dihet.
Schwarzenegger gjithashtu do t’i bëjë hapat e tij të parë në një seri televizive aktualisht të pa titulluar nga Skydance TV.
Lajmet për serialin fillimisht u publikuan nga “Deadline”, që raportoi se ish-politikani do të luante rolin e një babai, i cili zbulon se ai dhe vajza e tij kanë punuar si agjentë të CIA-s prej vitesh pa e kuptuar.