Showbiz

Është martuar aktorja Issa Rae

Foto: AP/Associated Press

Ylli hollywoodian Issa Rae është martuar. Gjatë fundjavës, aktorja 36-vjeçare e ka kurorëzuar lidhjen me të fejuarin e saj, Louis Diame, në një dasmë intime në jug të Francës.

Duke e shfrytëzuar rrjetin social Intstagram, ylli i serialit “Insecure” i postoi disa fotografi nga ceremonia e kurorëzimit të shoqëruara me mbishkrimin: “A) Fotografi të improvizuara në fustanin e punuar me porosi nga disenjatorja Vera Wang. B) Shoqërueset e mia erdhën për të më ndihmuar, por rastësisht që të gjitha e kishin veshur të njëjtin fustan! U ndjenë vërtetë të turpëruara për këtë gjë. C) Më pas i realizova disa fotografi me burrin tim. Faleminderit kompanisë për organizimin e dasmave @whiteedenweddings që u treguan shumë të sjellshëm dhe të dashur me mua, duke na akomoduar dhe duke na bërë të ndihemi shumë të veçantë”.

Sipas portalit “E! Online”, të ftuarit në dasmën e aktores kishin udhëtuar nga vende të ndryshme, dhe ishin akomoduar në hotelin “Saint Jean Cap Ferrat”.

Vendimi i Issas për ta zbuluar statusin e ri si grua e martuar, padyshim se erdhi si befasi për fansat e saj anembanë botës, pasi që aktorja shquhet si person që jetën private e mbanë larg syrit të publikut.

Issa Rae njihet për role në filma të njohur komik, të tillë si “The Lovebirds”, “Little”, “The Photograph”, “Hair Love” dhe “The Hate U Give” dhe të tjerë. Së shpejtë ajo rikthehet në ekran të madh me trilerin “Vengance”, ku luan krahas aktorit Ashton Kutcher dhe një kaste të mbushur me emra të njohur të Hollywoodit.