Showbiz

Ariana Grande mezi pret që fansat ta shohin si anëtare e jurisë së shout “The Voice”

Foto: AP/Associated Press

Megjithëse ende nuk kemi pasur rastin ta shohim Ariana Granden në “The Voice”, anëtarja më e re e garës së këndimit tashmë po ndihet shumë rehat me punën e saj të re.

Të hënën më 26 korrik, Grande i ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e këtij shou, përfshirë këtu një video promovuese të sezonit të 21-të të “The Voice”, të shoqëruara me një mesazh të ndjeshëm për stafin dhe kolegët e saj: “I adhuroj këta njerëz aq shumë dhe tashmë kam filluar të bëhem emocionale teksa brengosem si t’iu them lamtumirë të gjithëve, kur të vijë dita e finales së shout. Imagjinojeni, ende asgjë nuk është transmetuar nga ky sezon”, ka shkruar Grande.

 

 

Ylli i njohur i muzikës do të jetë pjesë e panelit të “The Voice” krahas trajnerëve tjerë, Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton.

Videoja e re promovuese e emisionit do të transmetohet gjatë ditës së sotme, me qëllim të paralajmërimit të premierës së sezonit të 21-të të shout muzikor “The Voice”, e cila zë vend më 20 shtator në kanalin “NBC”.

Më 15 maj të këtij viti, Ariana Grande u martua me të dashurin e saj Dalton Gomez, pas vetëm pesë muajsh fejesë. Dy javë më vonë, çifti kishte zgjedhur t’i ndajë me fansat disa momente nga dasma e tyre e fshehtë dhe intime, ku shfaqeshin tejet të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.

{gallery}