Showbiz

TLC publikon albumin e fundit së bashku

Bendi TLC ka publikuar albumin e pestë, njëherësh edhe albumin e fundit si ekip.

Edhe pse xhiruan për herë të fundit bashkë Yione dhe Rozonda e lanë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar në të ardhmen, transmeton Arta TV.

Në vitet ‘90 grupi arriti të marrë titullin e bendit femëror me më së shumti shitje në Amerikë me këngët , “Scrubs,” Unpretty” dhe “Waterfalls”.

Vajzat thanë se edhe albumi i ri është klasik me balada dhe tema të fuqishme femërore.