Showbiz

R.Kelly akuzohet se ka abuzuar edhe me një 17-vjeçar

Ylli i muzikës R&B, R.Kelly është ngarkuar me akuza të reja për abuzim, duke përfshirë akuzën se ka pasur marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçar.

Prokurorët pretendojnë se këngëtari ka abuzuar me adoleshentin pasi e kishte takuar atë në McDonald’s në Chicago, në vitin 2006.

Ata duan që evidencat për këto akuza të dëgjohen në gjykimin e këngëtarit që do të zhvillohet në muajin gusht.

Vetë këngëtari i famshëm botëror e ka mohuar se ka abuzuar me dikë, ndërkaq avokatët e tij nuk janë përgjigjur ende ndaj akuzave të fundit.

Fituesi i çmimit “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, do të gjykohet në muajin e ardhshëm në New York nën akuzat përfshirë shfrytëzimin seksual, duke bërë fotografi të pahijshëm me të mitur dhe për pengim të drejtësisë.

Akuza ndaj tij kanë ngritur nga gjashtë gra dhe vajza, identiteti i të cilave nuk është bërë i ditur.

R.Kelly i cili ishte një prej këngëtarëve më të famshëm të muzikës R&B të viteve 1990, është i burgosur që pothuajse dy vjet, në pritje të gjykimit.

Gjykimi i tij në New York është caktuar të zhvillohet më 9 gusht.