Showbiz

Walleni pranon fajin për thirrjen raciste

Ylli i muzikës country, Morgan Wallen, ka thënë se u tregua shumë injorant kur përdori një thirrje raciste.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, Wallen ka thënë se ani pse nuk e tha në mënyrë fyese, gjithsesi ishte veprim i gabuar nga ana e tij.

I njohur me hitin e tij “Whiskey Glasses”, Wallen kishte kërkuar falje në muajin shkurt, por gjithsesi u diskualifikua nga “Academy of Country Music Awards”.

Gjatë emisionit ka thënë se disa ditë rresht kishte konsumuar alkool, para se të përdorte thirrjen raciste ndaj afro-amerikanëve.

Ka mohuar se e ka përdorur shpesh thirrjen raciste.

Wallen ka thënë se pas incidentit mori pushim dhe vendosi për rehabilitim.

Pas shitjes së madhe të albumit, ai vendosi të dhuronte 500 mijë dollarë për “Black Music Action Coalition”.