Showbiz

Gwen Stefani e quan martesën me Blake Sheltonin, momentin më të bukur të jetës

Këngëtarja 51-vjeçare, Gwen Stefani, u kurorëzua me yllin 45-vjeçar të muzikës country, Blake Shelton, në fillim të këtij muaji me një ceremoni intime në fermën e Sheltonit në Oklahoma. Tani, Stefani thotë se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq me jetën e saj.

“Me të vërtetë ishte momenti më i bukur i jetës sime. Ishte shumë më shumë se që e kisha imagjinuar dhe thjeshtë po ndihem jashtëzakonisht e lumtur. Diçka për të cilën mendojmë shumë është fakti se askush nuk e njeh të ardhmen dhe nuk e di çfarë e pret në jetë, por ndjej sikur rrugëtimi im shpirtëror më ka dërguar drejt këtij vendi të paqes. Tani më mbetet ta kuptoj si të ballafaqohem me pjesën e mbetur të jetës”, ka deklaruar këngëtarja e mbushur plot emocione.

Ylli i shquar për stilin e veçantë të muzikës dhe modës e cila i ka tre fëmijë, Kingston, Zuma dhe Apollo, me ish-bashkëshortin Gavin Rossdale, pati vetëm fjalë të mira për burrin e saj të ri të cilin e quajti një person të qëndrueshëm dhe të mirëfilltë.

Në intervistën e saj të fundit, këngëtarja tha: “Ai është i njëjti person që ju e shihni në skenë dhe ekran, pavarësisht me kënd shoqërohet apo çfarë është duke bërë. Unë e shikoj teksa fle në gjumë dhe është po i njëjti njeri, shumë i sinqertë dhe real, i qëndrueshëm dhe i mirëfilltë. Kjo është ajo që e bënë kaq tërheqës dhe arsyeja pse njerëzit e duan aq shumë”.

Derisa çifti shumë i dashur për publikun, Gwen dhe Blake, janë ende të pushtuar nga lumturia dhe në euforinë e dasmës, ata nuk kanë pasur ende rast të shkojnë në muaj të mjaltit për shkak të angazhimeve të shumë në karrierë.

Ndërkohë burime të afërta të çiftit kanë bërë të ditur se ylli i hitit “The Sweet Escape”, ishte jashtëzakonisht e emocionuar në ditën e dasmës. Pavarësisht se çifti tashmë po ndihej sikur ishte i martuar, pasi kanë vite që bashkëjetojnë, në ceremoni Stefani dukej e pushtuar nga emocionet.

{gallery}

Ish-anëtarja e grupit “No Doubt” gjatë karantinës ka qenë mjaft e zënë duke punuar në realizimin e projekteve të reja, dhe në disa intervista e kishte pranuar se ka qenë një proces mjaft terapeutik për të, në tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

“Po ndihem shumë e lumtur. E dini, muzika është jeta ime. Ajo shërben si terapi për mua dhe më vjen mirë që kam pasur mundësi të shkruaj sërish këngë. Nganjëherë ndihesh e bllokuar nga ana kreative, dhe herëve të tjera të kthehet inspirimi dhe të hapet një derë në trurin tënd ku mund të ndalesh duke shkruar. Për momentin, kjo gjë po më ndodhë mua dhe t’iu them të drejtën është një ndjenjë shumë e mirë. Prandaj mezi pres ta ndajë muzikën e re me të gjithë ju. Diçka e re do të vjen së shpejti”, kishte deklaruar këngëtarja.

Stefani iu rikthyer rrënjëve të vjetra të muzikës me këngën e fundit, “Let Me Reintroduce Myself”, që e shënoi solo projektin e parë të lansuar në katër vjetët e fundit. Këngëtarja kishte vendosur që në videoklipin e kësaj kënge t’i rikrijojë disa prej dukjeve më ikonike të saj ndër vite.

Ndërkaq, vjetëve të fundit Stefani ishte fokusuar më shumë në krijimin e këngëve të zhanrit country, duke i sjellë disa projekte muzikore me bashkëshortin Blake Shleton, si “Happy Anywhere”, “Go Ahead and Break My Heart”, “Nobody But You” dhe “You Make It Feel Like Christmas”.

Albumi i fundi i Gwenit si solo këngëtare u lansua në vitin 2017. Me titull “You Make It Feel Like Christmas”, ky incizim përmbante këngë dedikuar festave të fundvitit.