Showbiz

The Last Letter from Your Lover” drama romantike e re e Netflixit

 

Nga filmat komedi dhe romancë për tinejxherë, sikur “He’s All That” dhe “Resort to Love”, platforma Netflix i ka disa projekte gati për t’i lansuar, që përkojnë me të gjitha shijet e të pasionuarve pas historive romantike. Por mendohet se filmi “The Last Letter from Your Lover” do të veçohet nga të gjithë.

Fillimisht për shkak të temës që e trajton që e bënë atë një projekt të parezistueshëm për ta shikuar, mënyrës së realizimit ku kryepersonazhet kthehen prapa në kohë, dhe pastaj për shkak të kastës së aktorëve yje të përfshirë në të.